Bekim Laci
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
SHKUP (AA) — Kampioni spanjoll Barcelona ka marrë një lajm të gëzueshëm, kthimin në lojë të yllit argjentinas Lionel Messi i cili është i gatshëm për përballjen e sontme kundër Celtic-ut, raporton Anadolu Agency (AA).
Messi stërvitej me ekipin të hënën, pas mungesës së tij në ndeshjen e së shtunës në ligën Primera kundër Malaga nga shkaku i një sëmundjeje.
Ndikimi i Messit në Ligën e Kampionëve është i jashtëzakonshëm pasi në ndeshjet kundër Celtic-ut dhe Manchester Cityt më herët shënoi dy “het trike”.
GRUPI A Kryesuesi i tabelës, anglezët e Arsenalit presin në përballje francezët e Paris Saint-Germain të cilët radhiten të dytët.
Të dy ekipet kanë me nga dhjetë pikë dhe e kanë të garantuar fazën eliminatore, por sfidë paraqet vendi i parë në grup i cili mundëson short më të lehtë.
Ludogorets Razgrad - FC Basel është përballja tjetër në grup, e cila mund të përcaktojë se cili ekip do të vazhdojë në pranverë në Liga Evropa meqë të dyja skuadrat kanë nga një pikë.
GRUPI B
Ky grup ka shumë paqartësi rreth kualifikimit në fazën eliminatore pasi edhe ekipi i fundit, Dynamo Kiev me vetëm një pikë ka gjasa terorike për kualifikim, por e pret një përballje e vështirë në Napoli i cili është në pozitën e parë me shtatë pikë.
Përballja tjetër është mes Beshiktashit turk dhe Benfikës portugeze.
Turqit kanë gjashtë pikë, ndërsa potugezët shtatë dhe kryesojnë tabelën bashkë me Napolin, prandaj fitorja eventuale e ekipit turk do ti shpiej ata një hap më afër fazës eliminatore.
GRUPI C
Yaya Toure i cili i solli Manchester Cityt tre pikë të shtunën kundër Crystal Palace nuk do të paraqitet pasi ai nuk është fare në ekipin e “Qyetetarëve”, për Ligën e Kampionëve.
Në vend të tij do të luaj Ilkay Gundogan i cili pushoi në fundjavë.
Cityt i nevojitet vëtëm një pikë me kusht që Celtiku të mos mposhtë Barcelonën e cila me një rezultat të tillë gjithashtu do të siguronte edhe teoritikisht eliminatoret.
GRUPI D
Atletico Madridi dhe Bayerni i Munihut tani kanë siguruar garat në fazën eliminatore por e vetmja dilëme që mbetet në këtë grup është se kush do të përfundojë në kreun tabelar.
Një dilemë nga përballja e sontme është vendi i tretë i cili mundëson gara në ligën Evropa në pranverë, prandaj priten ndeshje interesante mes FC Rostov – Bayern Munich, si dhe Atletico Madrid –PSV Ajndhoven.