Ekip
26 maj 2019•Përditësim: 27 maj 2019
Lewis Hamilton është fituesi i garës për Çmimin e Madh të Monacos që u zhvillua të dielën, duke rritur dallimin në tabelën e klasifikimit nga kolegu i tij në Mercedes, Valtteri Bottas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Hamilton luftoi ashpër në fazat e fundit të shtegut dhe ishte nën presion të vazhdueshëm nga Max Verstappen nga Red Bull.
Megjithatë, Verstappen ishte ndëshkuar më parë me një dënim prej minus pesë sekonda, prandaj ndonëse përfundoi prapa Hamiltonit, ai përfundoi në vendin e katërt, pas Bottas në të tretin dhe Sebastian Vettel i Ferrarit në të dytin.
Kolegu i Vettelit në Ferrari, Charles Leclerc, filloi i 15-ti,por u tërhoq nga gara pas 19 xhirove.
Më herët, pilotët mbanin kapele të kuqe në shenjë nderimi me një minutë që u mbajt para garës në kujtim të kampionit trefishtë të F1, Niki Lauda, i cili vdiq të hënën në moshën 70 vjeçare.