Emre Aşıkçı
31 Mars 2021•Përditësim: 01 Prill 2021
Holanda ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit me një rezultat prej 7-0 për t’u ngjitur në vendin e dytë të Grupi G në kualifikimin për FIFA Kupën e Botës 2022, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi holandez, Memphis Depay, shënoi dy herë në fitoren e rehatshme në Victoria Stadium të Gjibraltarit.
Steven Berghuis, Luuk de Jong, Georginio Wijnaldum, Donyell Malen dhe Donny van de Beek shënuan secili nga një gol në fitoren kundër Gibraltarit.
Në një ndeshje tjetër në këtë Grup, Norvegjia mposhti Malin e Zi me rezultatin 1-0, ndërsa Alexander Sorloth prodhoi një gol për ekipin norvegjez në Stadion Pod Goricom të Malit të Zi.
GROUP G:
Ekipi | Fitore | Humbje | Barazime | Pikë |
1-Turqia | 2 | 0 | 1 | 7 |
2-Holanda | 2 | 1 | 0 | 6 |
3-Mali i Zi | 2 | 1 | 0 | 6 |
4-Norvegjia | 2 | 1 | 0 | 6 |
5-Letonia | 0 | 2 | 1 | 1 |
6-Gjibraltari | 0 | 3 | 0 | 0 |
Në ndeshjen e Grupit A, Belgjika rrëmbeu një fitore të madhe 8-0 kundër Bjellorusisë në Heverlee's King Power në Den Dreef Stadion.
Belgjika mbeti në krye të Grupit me shtatë pikë, përpara Republikës Çeke, e cila ka katër pikë.
- Rezultatet:
- Group A
Azerbajxhan - Serbi: 1-2
Luksemburg - Portugali: 1-3
- Group E
Belgjikë - Bjellorusi: 8-0
Uells - Republika Çeke: 1-0
- Group G
Gjibraltari - Holandë: 0-7
Mali i Zi - Norvegji: 0-1
Turqi - Letoni: 3-3
- Group H
Administrata Qipriote Greke - Slloveni: 1-0
Sllovaki - Rusi: 2-1
Kroaci - Maltë: 3-0