Dejan Maksimoviç
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) - Kampionit botëror të boksit në peshat e rënda, Tyson Fury i është marrë titulli nga ana e IBF (World Boxing Federation) më pak se dy javë pasi e fitoi, raporton Anadolu Agency (AA).
Boksieri britanik ishte detyruar të pranonte dyluftimin me sfiduesin e IBF-së, Vyacheslav Glazkov, por ai refuzoi duke dashur që së pari të ndeshet në revansh me Wladimir Klitschkon, të cilit kohët e fundit iu morën titujt nga IBF, WBO dhe WBA. Fury më 28 nëntor e mundi ukrainasin dhe ia mori të tre titujt botërorë.