Kemal Zorlak
13 prill 2016•Përditësim: 14 prill 2016
SARAJEVË (AA) – Futbollisti i ekipit francez Paris Saint Germain (PSG) Zlatan Ibrahimoviç ka kritikuar taktikën e trajnerit Laurent Blanc në disfatën e djeshme të PSG-së kundër Manchester City, ku kampioni francez u përshëndet nga gara e mëtejshme e Ligës së Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas rezultatit 2:2 në Parkun e Princave gjatë javës së kaluar Manchester City mbrëmë me golin e Kevin De Bruyne mposhti PSG-në në fushë të vet dhe u plasua në gjysmëfinale. Ibrahimoviç pas disfatës së mbrëmshme kritikoi taktikën e trajnerit Laurent Blanc.
“Në pjesën e parë të lojës kemi luajtur me një sistem të cilin asnjëherë më herët nuk kemi provuar”, deklaroi Ibrahimoviç për Canal +. Ai shtoi se në pjesën e dytë ndjeu “kthimin në taktikën e vjetër”. Ndonëse PSG nuk arriti të shkojë më tutje Ibrahimoviç porositi se ekipi i tij është më i mirë. “Mendoj se ne jemi ekip më i mirë. Megjithatë, edhe përkundër kësaj kemi humbur, ashtu që Manchester City-it i uroj suksese".