Dejan Maksimoviç
27 Prill 2018•Përditësim: 28 Prill 2018
BARCELONË (AA) - Futbollisti spanjoll Andres Iniesta sot njoftoi se pas 16 sezoneve në fund të këtij sezoni do të largohet nga Barcelona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mesfushori i shkëlqyer me fanellën e Barçës deri më tani ka luajtur 669 ndeshje dhe ka fituar 31 trofe.
"Kjo është një ditë e vështirë për mua. Nuk është e lehtë të thuash lamtumirë", ka thënë Iniesta me sytë e përlotur në një konferencë për mediat sot në Barcelonë, ku e pranishme ishte dhe familja e tij, trajneri Ernesto Valvedre dhe presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu si dhe bashkëlojtarët.
Iniesta tha se ende nuk e di se ku do të vazhdojë karrierën, por ai tha se me siguri nuk do të luajë kurrë kundër Barcelonës. Ai shtoi se me gjasë nuk do të luajë në Evropë dhe se emrin e klubit të ardhshëm do të bëjë të ditur në fund të sezonit.
Iniesta, i cili më 11 maj do të mbushë 34 vjeç, me shumë gjasë do të fitojë titullin e nëntë të kampionatit të Spanjës këtë sezon ndërsa më parë ka arritur në kupën e gjashtë të Kupës së Mbretit.
Ai fitoi edhe tre Superkupa të tjera në Evropë, shtatë të Spanjës dhe tre të Kampionatit Botëror për klube të FIFA-s. Me fanellën e Spanjës ka dy tituj, një kampion i Evropës dhe një kampion i botës.
Për Barcelonën në 16 sezone ka luajtur 669 ndeshje dhe ka shënuar 57 gola. Në fanellën kombëtare ka luajtur 124 herë duke shënuar 13 gola.