Can Erözden
29 qershor 2022•Përditësim: 29 qershor 2022
Klubi turk i futbollit MKE Ankaragücü nënshkroi të martën me ish-sulmuesin e Real Madridit, Jese Rodriguez, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, klubi i Spor Toto Super Ligës nga Ankaraja tha se Jese, 29-vjeç, nënshkroi kontratë njëvjeçare me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Sulmuesi spanjoll luajti për ekipet e të rinjve ndërsa ishte lojtar rezervë dhe luajti për ekipin e parë të Real Madridit përpara se të transferohej te Paris Saint-Germain në 2016.
Më pas ai kaloi në huazim tek Las Palmas, Stoke City, Real Betis dhe Sporting Lisbonës.
Jese fitoi UEFA Ligën e Kampionëve me Real Madridin në vitet 2014 dhe 2016 dhe ishte kampion spanjoll me klubin mbretëror në vitin 2012.
Ai ndihmoi Paris Saint-Germain të fitonte titullin e Lige 1 të Francës në vitin 2020.