İhvan Radoykov
19 Maj 2016•Përditësim: 20 Maj 2016
SOFJE (AAA) - Ish-futbollisti bullgar Hristo Stoiçkov nesër do të organizojë një ndeshje jubilare me sloganin "Viti i 50-të numri 8", raporton Anadolu Agency (AA).
Stoiçkov organizoi një konferencë për media ku morën pjesë edhe ish-futbollistët të cilët do të luajnë në ndeshjen e nesërme, siç janë Ivan Zamorano nga Kili, italiani Daniele Massaro dhe spanjolli Jose Mari Bakero.
Në lidhje me jubileun të cilën do ta bëjë në kuadër të ditëlindjes së 50-të të tij tha se "Do të ofrojmë një shfaqje të madhe".