Şenhan Bolelli
15 Shtator 2016•Përditësim: 16 Shtator 2016
MADRID (AA) - Gazetat sportive të Spanjës, As dhe Marca, pretendojnë se trajneri argjentinas Diego Simeone ka shkurtuar kontratën e tij me Atletico Madrid-in e cila duhej të përfundonte në vitin 2020. Tashmë kontrata e tij do të zgjasë deri në qershor të vitit 2018, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetave spanjolle, marrëveshja e arritur mes Simeones dhe Atletico Madridit në mars të vitit 2015, e cila parashikon zgjatjen e marrëveshjes me trajnerin argjentinas deri në qershor të vitit 2020, më nuk është e vlefshme.