Dejan Maksimoviç
26 Prill 2017•Përditësim: 27 Prill 2017
CHICAGO (AA) – Futbollisti brazilian Kaka është lojtari më i paguar në Major League Soccer (MLS) me të ardhura vjetore në Orlando City prej 6.6 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mesin e tre futbollistëve më të paguar të MLS-së, përveç Kaka-s, janë italiani Sebastian Giovinco me rreth 6.5 milionë euro dhe lojtari vendor Michael Bradley me gjashtë milionë euro.
Të dy janë lojtarë të Toronto-s. Ish-lojtari i reprezentacionit të Anglisë dhe Chelsea, Ashley Cole, në fanellën e LA Galaxy këtë sezon fiton gjithsej rreth 350.000 euro. Informatat të cilat MLS i shpalosi sezonin vijues nuk përfshijnë bonuset.