Dejan Maksimoviç
25 Prill 2017•Përditësim: 26 Prill 2017
TORINO (AA) - Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, konsideron se ende nuk ka krijuar një makineri të përsosur, megjithëse thekson se i kënaqur nga ajo që ekipi i tij ka bërë gjatë këtij sezoni, raporton Anadolu Agency (AA).
"Juve" të dielën mposhti Genoan me rezultat 4:0 duke mbajtur avantazhin prej tetë pikësh ndaj Romës e cila mban pozitën e dytë, kështu që pesë xhiro para përfundimit të Serie A është gjithnjë e më e qartë se do të mbrojë titullin e kampionit të Italisë.