Ekip
09 Shkurt 2019•Përditësim: 10 Shkurt 2019
ARE (AA) – Aksel Lund Svindal i Norvegjisë (36) i tha lamtumirë skijimit, me garën e tij të fundit të cilën sot e zhvilloi në disiplinën e Lëshimit në kuadër të Kampionatit Botëror në ski, që po mbahet në Are të Suedisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fati deshi që në ndeshjen fundit, atë ta fitojë bashkombasi i tij, Kjetil Jansrud, ndërsa për ta parë Svindalin për herë të fundit në pistën e skijimit mbërritën një numër i madh i tifozëve norvegjezë në Suedinë fqinje, përfshirë edhe princi Haakon dhe princesha Mette-Marit.
Jansrud me numrin gjashtë kaloi shtegun në mënyrë të përkryer që nga fillimi deri në fund, duke kaluar shtegun me një kohë prej 1:19,88. Svindali garoi më vonë, dhe në të gjitha kohërat matëse gjatë garës, ishte shumë afër rezultatit të tij.
Megjithatë, kur në kohën e tretë matëse kishte një mbetje me dhjetë të qindtat, ishte e qartë se norvegjezi legjendar nuk do t’i thotë lamtumirë garave më një medalje të artë.
Deri në fund të garës ai arriti të zbusë dallimin, por jo edhe ta kompensojë të tërin, për çka i mjaftoi vendi i dytë.
Medaljen e bronztë e fitoi austriaku Vincent Kreichmayr, i cili kishte një mbetje me 33 të qintat.
Svindali shkon në pensionin e merituar me medalje argjendi nga disiplina e Lëshimit, në të cilën ishte kampion bote në vitet 2007 dhe 2013.
Gjatë karrierës jashtëzakonisht të pasur, 36-vjeçari norvegjez fitoi tre medalje tjera të arta (sllallom i madh dhe dy herë në kombinim), një medalje argjendi dhe dy bronzi në kampionatet botërore.
Ai ka katër medalje nga Lojërat Olimpike, dy prej të cilave janë të arta, ndërsa ka shënuar 36 fitore në Kupën e Botës. Dy herë ishte fituesi i përgjithshëm i Kupës së Botës dhe nëntë herë i Globit të Vogël e Kristaltë, pesë në super sllallomin e madh, dy në lëshim dhe një herë në sllallomin e madh dhe një në kombinim.