Yunus Kaymaz
19 Nëntor 2021•Përditësim: 19 Nëntor 2021
Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 20-të të sezonit që do të zhvillohet në Katar, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i Madh i Katarit, do të zhvillohet me 57 xhiro në Pistën Losail, e gjatë 5,4 kilometra, që gjendet në veri të kryeqytetit të vendit, Doha.

Xhirot për renditjen do të fillojnë sot në orën 15:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 21 nëntor në orën 15:00.
Para Çmimit të madh të Katarit, Max Verstappen nga Red Bull Honda ka fituar 9 gara, Lewis Hamilton nga Mercedes 6, Sergio Perez nga Red Bull-Honda, Esteban Ocon nga Alpine, Daniel Ricciardo nga McLaren-Mercedes dhe Valtteri Bottas nga Mercedes nga një garë.
Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Katarit janë si më poshtë:
Klasifikimi i pilotëve
1. Max Verstappen (Holandë): 332,5 pikë
2. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 318,5
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 203
4. Sergio Perez (Meksikë): 178
5. Lando Norris (Britani e Madhe): 151
Klasifikimi i ekipeve
1. Mercedes 521,5
2. Red Bull-Honda: 510,5
3. Ferrari: 287,5
4. McLaren-Mercedes: 256
5. Alpine-Renault: 112