Can Erözden
17 Nëntor 2021•Përditësim: 18 Nëntor 2021
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të organizojnë dy ndeshje para-sezonale të NBA-së në vitin 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
NBA në faqen e saj të internetit njoftoi se dy ndeshje para-sezonale do të zhvillohet në Abu Dhabi në tetor të vitit 2022, me çka liga do të vizitojë Gjirin Arabik për herë të parë.
"Abu Dhabi është një qendër e kumbuese multikulturore me një histori të demonstruar të organizimit të ngjarjeve sportive të klasit botëror", tha Mark Tatum, zv/komisioner i NBA-së.
Liga e nivelit të lartë e basketbollit ka një projekt, Lojërat Global NBA, pasi skuadrat luajnë jashtë SHBA-së dhe Kanadasë për të ringjallur dhe përhapur pasionin e NBA-së në vende ose kontinente të tjera.
Në vitet e fundit, Mexico City, Londra dhe Parisi pritën disa ndeshje të NBA-së në sezonet e rregullta.
Në kuadër të projektit, skuadrat e NBA-së luajtën për herë të fundit jashtë Amerikës së Veriut në janar të vitit 2020, ndërsa një ndeshje e sezonit të rregullt midis Milwaukee Bucks dhe Charlotte Hornets u luajt në Accor Arena të Parisit.
Asnjë lojë tjetër e NBA-së nuk është luajtur jashtë SHBA-së dhe Kanadasë që atëherë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).
Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë COVID-19 më 11 mars tëvitit 2020 dhe u ndërprenë të gjitha ngjarjet sportive, përfshirë sezonin 2019-2020 në NBA.