Bilal Acar
01 Korrik 2020•Përditësim: 02 Korrik 2020
Klubi anglez i Ligës Championship, Wigan Athletic është në prag të falimentimit ndërsa është përcaktuar administrues i besueshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e klubit thuhet se kriza financiare për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) ka mundësuar nevojën e përcaktimit të administruesit të besueshëm në klub.
Administrues të ri të klubit do të jenë Paul Stanley, Dean Watson dhe ish-kryetari i Leeds United, Gerald Krasner.
Në njoftimin e Ligës së Futbollit të Anglisë (EFL) thuhet se Wigan Athletic do t'i fshihen 12 pikë.
Wigan gjendet në pozitën e 14-të me 50 pikë të mbledhura në Championshipin me 24 klube.