Can Erözden
02 Korrik 2020•Përditësim: 03 Korrik 2020
Klubi spanjoll i basketbollit Barcelona emëroi legjendën e basketbollit lituanez Sarunas Jasikevicius, trajnerin e ri të tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e klubit në Twitter thuhet se ai do të jetë trajner për tre sezonet e ardhshme dhe se kontrata e tij është deri më 30 qershor 2023.
Të mërkurën Barca përfundoi kontratën me Svetislav Pesic për shkak të humbjes së titullit të këtij viti të Spanjës ACB Endesa League ndaj KIROLBET Baskonia Vitoria-Gasteiz.
Jasikevicius, 44 vjeç, kaloi katër sezone në Barcelona.
Gjatë karrierës së tij, Jasikevicius arrit të fitojë katër tituj të Euro Ligës - Turkish Airlines, me Barcelonën në 2003, ekipin izraelit Maccabi FOX Tel Aviv në 2004 dhe 2005, dhe klubin grek Panathinaikos OPAP Athinë në 2009.
Për më tepër, Jasikevicius fitoi Kampionatin Evropian FIBA 2003 - EuroBasket 2003 - me ekipin kombëtar të Lituanisë në Suedi.
Jasikevicius gjithashtu luajti për gjigantin turk Fenerbahçe Beko në vitin 2011, kur fitoi titullin turk të Super Ligës si dhe Kupën Turke.
Jasikevicius u tërhoq nga basketbolli në vitin 2014 për të filluar karrierën e tij si trajner.
Pasi e emëroi për herë të parë si ndihmës trajner, në 2016 Zalgiris Kaunas i Lituanisë e bëri atë trajner.
Në Euro Ligë, Jasikevicius drejtoi Zalgiris Kaunas për të arritur në çerek finalen e vitit 2018, duke arritur vendin e tretë në turne.