Mutlu Demirtaştan
31 Dhjetor 2022•Përditësim: 02 Janar 2023
Klubi i Arabisë Saudite, Al-Nassr ka përfshirë në skuadrën e tij futbollistin portugez Cristiano Ronaldo, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga klubi thuhet se është nënshkruar kontratë me Ronaldon i cili ishte në statusin e lojtarit të lirë.
Në mediat saudite pretendohet se marrëveshja do të vazhdojë deri në vitin 2025 dhe se paga vjetore e Ronaldos do të jetë 75 milionë euro. Po ashtu pretendohet se pagesa që futbollisti me përvojë do të fitojë në vit, do të arrijë deri në 200 milionë euro me marrëveshjet tregtare.
%2FAA-29875424.jpg)
Futbollisti 37-vjeçar Ronaldo bazën e tij e formoi në Sporting Lisbon dhe më pas ka luajtur për ekipet si Manchester United, Real Madrid dhe Juventus. Kontrata e futbollistit portugez me Manchester Unitedin në vitin 2021 u ndërpre muajin e kaluar për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte me drejtorin teknik Erik ten Hag.
Ronaldo ka fituar 5 herë Topin e Artë (Ballon d'Or) që u jepet futbollistëve të vitit si dhe ka përjetuar gëzimin e më shumë se 30 kupave përfshirë 5 herë të Ligës së Kampioneve UEFA dhe 7 herë në ligat e Anglisë, Spanjës dhe Italisë.
Ai ka shënuar mbi 800 gola dhe është i vetmi lojtar që ka shënuar në 5 Kupa të Botës në karrierën e tij, ndërkohë ka shënuar 118 gola në 196 ndeshje për kombëtaren e Portugalisë.