SARAJEVË (AA) - Me një vendim unanim të Komisionit ekzekutivit të Fedeatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Safet Sushiç është larguar nga pozicioni i tij si tranjer i ekipit të kombëtares së këtij shteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Sushiç drejtonte ekipin e kombëtares së futbollit të BH që nga viti 2009.
Sushiç e mori kombëtaren boshnjake në dorëzim nga Miroslav Çiro Blazheviç.
Safet Sushiç udhëhoqi ekipin kombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës në 49 ndeshje. Ai regjistroi 23 fitore, nëntë barazime dhe 17 humbje gjatë karrierës së tij në këtë kombëtare..
Me fitoren kundër Lituanisë më 15 tetor 2013, Safet Sushiç u bë tranjeri i parë në historin e fubollit boshnjak që çoi përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës në Botërorin 2014 në Brazil.
Ndërkohë që Sushiç u kthye pas tre ndesheve të zhvilluara në botror duke mos u kualifikuar dot nga grupi fundi i tij erdhi pas ndeshjes së ditës së djeshme ku pësoi një humbje ndaj Izraelit.
Në karrierën e tij ai udhëhoqi ekipe, nga liga Franceze, Arabisë Saudite, Turqisë etj.