MADRID (AA) - Përfaqësuesi i kombëtares së Kroacisë, Luka Modriç për shkak të lëndimit në muskulin e kofshës së majtë do të jetë jashtë terrenit për të paktën tre apo katër muaj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Real Madrid në faqen zyrtare të internetit ka publikuar detajet lidhur me lëndimin e Modriçit, i cili në fundjavë, gjatë ndeshjes kualifikuese për EURO 2016 kundër Italisë ka marrë lëndimin në muskulin e kofshës. Ata bënë të ditur se Modriç ka marrë lëndim të rëndë në muskulin e kofshës dhe do të mungojë për 12 deri 16 javë.
Modriç në fanellën e Realit këtë vit luajti 17 ndeshje dhe u bë lojtar standar i ekipit të parë. Kthimi i tij në terren ritet para "El Clasicos" që do të luhet më 22 mars të vitit të ardhshëm.
@aa_albanian