Agim Sulaj
01 shtator 2026•Përditësim: 01 shtator 2026
Karateisti nga Kosova, Islam Selmani, ka fituar medalje të artë në Lojërat Mesdhetare "Taranto 2026", raporton Anadolu.
Selmani u shpall kampion mesdhetar në karate në kategorinë deri 60 kilogramë.
Në finale, karateisti kosovar Selmani fitoi ndaj karateistit turk, Burak Ozdemir, me një loftë të fortë dhe fitore 1 me 0.
Selmani e nisi ditën me fitore 2 me 0 ndaj Sami Tas të Francës. Në çerekfinale e mposhti qipriotin Andreas Gavriel ndërsa në gjysmëfinale ishte bindës ndaj grekut Christos Xenos me rezultat 11 me 5.
Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Taranto, pas asaj në boks në kategorinë e femrave të cilën e rrëmbeu Donjeta Sadiku.