Ekip
08 Tetor 2016•Përditësim: 09 Tetor 2016
LOZANË (AA) – Krerët e sporteve olimpike kanë nisur debatin për gjetjen e një mënyre për përmirësimin e luftës kundër dopingut në sport në nivel global, ndërkohë që takimi vjen pas skandalit të fundit me sportistët rus të cilët kanë përdorur substanca të ndaluara, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimin me dyer të mbyllura e kryeson njeriu i parë i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC) Thomas Bach, dhe do të diksutohet për rolin e Agjencisë Botërore për Antidoping (WADA), thirrja e së cilës për të pezulluar nga Lojërat Olimpike në Rio të gjithë sportistët rus hidhëroi shumë zyrtarë olimpik botëror.