Prishtinë (AA) – Pafilluar takimi historik ndërmjet të Shqipërisë dhe Serbisë, në Beograd, në Prishtinë, tensionet kanë arritur maksimumin.
Ekrani gjigant është vendosur në qendër të qytetit, në sheshin Zahir Pajaziti dhe çdo gjë është veshur në kuqezi. Qytetarët e Prishtinës, nga mosha 7 deri në moshën 77 vjeçare janë në shesh dhe janë bërë një, për të përkrahur kombëtaren e Shqipërisë.
“Shqipëri etnike, Shqipëri etnike” janë brohoritjet të cilat po dëgjohen.
Aktualisht, janë tubuar diku rreth 2000 persona dhe lumi i njerëzve po vazhdon të vij në drejtim të sheshit. Sonte në Prishtinë, të gjitha rrugët po qojnë në qendër.