SHKUP (AA) –Me mijëra shqiptarë në sheshin “Skenderbe” në Shkup janë mbledhur për ndjekjen e ndjeshjes historike e cila është e treta për Shqipërinë në garën kualifikuese të Kampionatit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
Vendimi për ndalimin e tifozërisë shqiptare në stadiumin e Partizanit në Beograd, ka ngjallur edhe më shumë interes dhe dëshirë tek shqiptarët e Maqedonisë për ndjekjen e takimit Serbi - Shqipëri.
Me moton “Larg stadiumit, afër Kombëtares” tifozët shqiptarë nga Shkupi thonë se pavarësisht ndalimit të tifozërisë në Beograd, ata do ta mbështesin me zemër e mendje Shqipërinë. Numri i tifozëve në ndjekjen e takimit është në rritje, si dhe brohoritet e tyre nuk kanë të ndalur, si “Shqipëri etnike”, “Duam Fitore”, Forca Shqipëri”.