Mutlu Demirtaştan
10 Korrik 2021•Përditësim: 11 Korrik 2021
Futbollistët e Kolumbisë mposhtën ekipin kombëtar të Perusë me rezultatin 3:2 dhe fituan vendin e tretë në Kampionatin e Kupës së Amerikës (Copa America), transmeton Anadolu Agency (AA).
Dukë pësuar disfatë në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, Kolumbia dhe Peruja luajtën një ndeshje jashtëzakonisht emocionuese për medaljen e bronztë.
Peruja kaloi në epërsi me golin e Yoshimar Yotun në minutën e 45, ndërsa Kolumbia barazoi shpejt me një gol nga Juan Cuadrado. Pastaj Kolumbia kaloi në epërsi 2:1 me golin e Luis Diaz, dhe Peruja barazoi shpejt përmes Gianluca Lapadula. Goli vendimtar për Kolumbinë u shënua nga Diaz në minutat shtesë të ndeshjes.
Finalja e Kupës së Amerikës luhet nesër, ku do të takohen nikoqiri i kampionatit dhe kampioni aktual kontinental Brazili dhe Argjentina.
Kampionati i Futbollit i Amerikës së Jugut këtë vit po mbahet me vështirësi të shumta me të cilat janë ballafaquar organizatorët për shkak të pandemisë COVID-19.
Pasi iu mor organizimi Kolumbisë dhe Argjentinës, Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) vendosi që kompetecionin ta organizojë Brazili. Vendimi u mor më pak se dy javë para fillimit të turneut.