Doga Kirmizioglu
18 Qershor 2016•Përditësim: 19 Qershor 2016
ANKARA (AA) - Nënkryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), John Coates, ka deklaruar se nuk mendon të ndryshojnë vendimin që pezulloi atletët rusë nga pjesëmarrjet ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një dalje për mediat në Melbourne të Australisë, Coates vlerësoi vendimin e miratuar ditën e djeshme nga Unioni Ndërkombëtar i Federatave të Atletikës (IAAF), ku u miratua me unanimitet pezullimi në garat ndërkombëtare të atletëve rusë.
Duke theksuar se çështja do të bisedohet edhe në mbledhjen e javës së ardhshme të IOC në Lozan, Coates tha: "Ndryshimi i vendimeve të IOC më çudit më shumë se sa të mos e ndryshojë."
Coates tha se IAAF është një federatë ndërkombëtare dhe se ka të drejtë të pezullojë federata kombëtare. "Nuk mendoj se do ta ndryshojmë këtë vendim", tha ai.
Ai në deklaratat e tij të mëparshme kishte pohuar se "Federata Ruse e Atletikës është kalbëzuar deri në rrënjë."