Kemal Zorlak
18 Qershor 2016•Përditësim: 19 Qershor 2016
SARAJEVË (AA) - Klubi spanjoll i futbollit Real Madridi është i interesuar që në radhët e tij të sjellë futbollistin e kombëtares së Francës dhe kampionit të Anglisë, Leicester City, N'Golo Kante, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykuar nga interesi i klubeve, francezi është një nga largimi i kampionit aktual në Premier ligë ndërsa ai ka zgjuar edhe interesin tashmë nga Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Manchester City.
Siç shkruajnë mediat spanjolle pas futbollistit Kante është kyçur edhe Real Madridi, i cili seriozisht është i interesuar për mesfushorin 25-vjeç i cili ka patur rol të rëndësishëm në historinë e kampionait Leicester City sezonin e kaluar.
Gazeta spanjolle El Confidencial shkruan se si skautët e Real Madridit janë impresionuar me formën e Kantes edhe në ndeshjet e Kampionatit Evropian në Francë.
Kompensimi për Kante, sipas kontratës në Leicester, është 28.8 milionë euro. Sezonin e kaluar në Leicester luajti 37 ndeshje.