Saimir Alija
08 Shtator 2018•Përditësim: 08 Shtator 2018
TIRANË (AA) - Kombëtarja e Shqipërisë në Futboll ka fituar me rezultatin 1-0 përballë Izraelit në ndeshjen e parë të vlefshme për UEFA Ligën e Kombeve, e cila u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesa e parë e ndeshjes, përpos përpjekjeve nga ana e të dyja ekipeve, u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në pjesën e dytë Kombëtarja e Shqipërisë kaloi në avantazh në minutën e 55-të, me golin e mesfushorit, Taulant Xhaka.
Ndërkohë strukturat e policisë shqiptare ndërmorën masa të rrepta sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes. Për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes u angazhuan qindra forca policore.
Sfidën e dytë në kuadër të Ligës së Kombeve, Shqipëria e ka me Skocinë më 10 shtator.
Shqipëria është në grupin e parë me tre skuadra të Ligës C, ku kundërshtarë të saj janë Izraeli dhe Skocia.