Ekip
29 Prill 2018•Përditësim: 30 Prill 2018
TORINO (AA) - Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, ka bërë ndërhyrje për dëmtimin në këmbën e tij të djathtë që e kishte fituar në derbin e mbrëmshëm të Searia A kundër Interit, ndërsa është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e tij në tre ndeshjet e fundit të kampionatit italian, raporton Anadolu Agency (AA).
Lojtari kroat pësoi një lëndim të keq në minutën e 15-të të derbit italian kundër Interit të Milano (2: 3), si pasojë e ndërhyrjes së Matias Veçino e cila i shkaktoi një të prerë në kyçin e djathtë, duke marrë dhjetë qepje.
Nga shkaku i kësaj ndërhyrjeje, Veçino u ndëshkua me një karton të kuq.
Klubi torinez kumtoi të dielën se kroati Mario me siguri do të lëshojë ndeshjen e radhës kundër Bolonjës, që në orar është të shtunën.
Akoma nuk dihet, nëse ky dëmtim mund të ndikojë në pjesëmarrjen e Marios në Kampionatin Botëror në Rusi këtë verë.
"Zonja e Vjetër” triumfoi në derbin e Italisë që u luajt në kuadër të raundit të 35-të, të Serie A, me çka mbajti vendin e parë me 88 pikë, katër më shumë se Napoli në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak.