Hüseyin Burak Demirer
29 Prill 2018•Përditësim: 29 Prill 2018
ANKARA (AA) - Celtic është shpallur kampion në Premier Ligën Skoceze, 3 javë para përfundimit të kampionatit, pasi fitoi ndaj Glasgow Rangers në ndeshjen e javës së 35-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Celtic dhe Glasgow Rangers, dy klube të qytetit Glasgow, u përballën në javën e dytë të grupit për kampion të Premier Ligës Skoceze.
Ndeshjen e zhvilluar në Celtic Park, e fitoi klubi nikoqir Celtic me rezultat prej 5-0, ndërsa golat u shënuan nga Odsonne Edouard në minutën e 14-të dhe 41, James Forrest në minutën e 45-të, Tommy Rogic në minutën e 47-të dhe Callum McGregor në minutën e 53-të.
Celtic e fitoi kampionatin 3 javë para përfundimit, duke pasur 10 pikë më shumë se ndjekësi më i afërm Aberdeen. Celtic për herë të 7-të radhazi fitoi kampionatin, ndërsa kjo është e 49-ta në historinë e saj.