Dejan Maksimoviç
26 Mars 2016•Përditësim: 27 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Vdekja e Johan Cruyff (68), një nga futbollistët më të mirë evropianë të të gjitha kohërave e tronditi botën e futbollit, sidomos adhuruesit e këtij sporti në Holandë, për të cilin shumë ka bërë gjatë karrierës së tij si lojtar dhe trajner, raporton Anadolu Agency (AA).
Marco van Basten, ish-sulmuesi i njohur i kombëtares holandeze i cili solli titullin e kampionit evropian në vitin 1988 me një nga golat më të bukur të shënuar ndonjëherë, nuk e fsheh pikëllimin dhe dhimbjen mbi largimin e Cruyff-it të madh në amshim.
"Johan gjithmonë ka qenë idoli im. Kur isha i ri çdo herë i kam parë ndeshjet e Ajaksit të madh në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar në të cilin kanë luajtur Ruud Krol, Johan Neeskens, Sjaak Swart dhe natyrisht Cruyff. Ata kanë tre tituj të njëpasnjëshëm të kampionit të Evropës dhe ishte mrekulli ti shihje", thotë van Basten për mediat holandeze.