Dejan Maksimoviç
29 Tetor 2015•Përditësim: 29 Tetor 2015
MADRID (AA) – Futbollisti i Barcelonës, Javier Mascherano ka pranuar se nuk ka paguar me rregull tatimin pas ardhjes në Spanjë nga Liverpooli. Para Gjykatës në Barcelonë, reprezentuesi argjentinas me konfirmim u përgjigj ankuzave se nuk ka paguar thuajse një million e gjysmë euro tatim për vitin 2011 dhe 2012, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mascherano i cili për Barcelonën luan nga viti 2010 akuzohet nga Gjykata e Tatimit në Shpanjë se ka fshehur një pjesë të fitimit gjatë dy viteve. Nga zyrja për informim të gjykatës njoftojnë se Mascherano ka paguar tashmë paratë që i ka pasur borxh. Nga pranim i Mascherano-s, pritet që prokurorët dhe avokatët e lojtarit të arrijnë marrëveshje për të evituar dërgimin e rastit në Gjykatë.