Bedrudin Brlyavac
29 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
SARAJEVË (AA) - Futbolli dhe tifozët në shtetet e ish Jugosllavisë, janë bërë objekt hulumtimi shkencorë.
Gazeta shkencore "Soccer and Society", e ciila meret me hulumtime nga lëmi i futbollit, numrin e saj të ardhshëm ia ka kushtuar futbollit në vendet e ish Jugosllavisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qëllimi është të hulumtohet themelimi dhe veprimi i tifo grupeve mbi sportin dhe shoqërinë në përgjithësi, në ato shtete të dala nga ish Jugosllavia.
Magazina thekson se është e një rëndësie të veçantë të hulumtohet se në ç'masë, këto tifo grupe veprojnë si lëvizje politike apo shoqërore, dhe në çfarë mënyre kontribuojnë apo dëmtojnë zhvillimin e shoqërisë.