Barış Seçkin
02 Prill 2017•Përditësim: 03 Prill 2017
ROMË (AA) - Në Maratonën Ndërkombëtare të Romës, e cila këtë vit organizohet për herë të 23-të në Itali, në kategorinë e meshkujve fitoi Shura Kitata Tola nga Etiopia, ndërsa tek femrat Chota Rahma Tusa gjithashtu nga Etiopia, raporton Anadolu Agency (AA).
Maratona për në të cilën Zyra e Këshilltarit për Kulturë dhe Promovim pranë Ambasadës së Turqisë në Romë, është nga sponsorët kryesor, u zhvillua në qendër të kryeqytetit të Italisë. Në garë kishin aplikuar rreth 16 mijë sportistë nga 131 vende, ndërsa shiu i madh ndikoi në pjesëmarrje.
Starti në maratonë u dha nga ana e Kryebashkiakes së Romës, Virginia Raggi, ndërsa tek kategoria e meshkujve me 2 orë, 7 minuta dhe 30 sekonda fitoi atleti nga Etiopia Shura Kitata Tola. Vendin e dytë dhe të tretë e fituan atletë nga Kenia. Deominic Kipngetich Ruto me 2.09.10 vendin e dytë, ndërsa Benjamin Kipngetich Bitok me 2.09.16 arriti të klasifikohet në vendin e tretë.
Tek femrat kryesuan atletet nga Etiopia
Në maratonë edhe tek femrat kampion u bë sportistja nga Etiopia. Chota Rahma Tusa, me 2 orë e 27 minuta dhe 23 sekonda u bë e para. Pas Tusa-s, në vendin e dytë u rendit Shankutie Mestawot Tadesse nga Etiopia me 2.31.41 dhe në vendin e tretë sërish fitoi një atlete nga Etiopia, Geremeskel Abeba Tekulu me 2.32.08.
Atletëve, medaljet dhe trofetë iu dhanë nga kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi.
Gjithashtu në garë morën pjesë edhe garues me kostume të ngjashme me gladiatorët të kohës së Perandorisë Romake dhe me flamujt të shteteve të tyre.