Ekip
11 Janar 2018•Përditësim: 11 Janar 2018
BARCELONË (AA) – Mbrojtësi kolumbian Yerry Mina (23) nga Palmeiras-i brazilian ka kaluar në ekipin e Barcelonës, që është përforcimi i dytë dimëror pas Filippe Coutinho-s, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mina në Barcelonë kaloi me një dëmshpërblim prej 11.8 milionë euro dhe do të jetë kolumbiani i parë i cili do të luajë ndeshje zyrtare për një klub nga Spanja.
Barcelona edhe vitin e kaluar ishte e interesuar për Mina-n, por menaxhmenti i Palmeiras-it atëherë nuk dëshironte ta shesë, meqë ishte një nga lojtarët kyç gjatë marrjes së titullit kampion në Brazil për vitin 2016.
Barcelona dhe Palmeiras fillimisht dakorduan transferimin për rreth 9 milionë euro, por në mënyrë shtesë u pajtuan për çmimin e tij dhe përshpejtuan transferimin pas lëndimit të Samuel Umtiti.
Mina në karrierën e deritanishme ka luajtur edhe për Deportivo Pastu, Santa Fe dhe Palmeiras.