Emrah Oktay
20 Shtator 2019•Përditësim: 21 Shtator 2019
Mundësi turk në stilin e lirë, Taha Akgül, ka arritur në finalen e kampionatit botëror të mundjes që po mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Nur Sultan, raporton Anadolu Agency (AA).
Akgül siguroi vendin në finalen e kategorisë 125 kilogramë pasi në gjysmëfinale mposhti kinezin Zhiwei Deng me rezultatin 5-0.
Në finalen e nesërme, Akgül do të përballet me Geno Petriashvili nga Gjeorgjia.