Alaattin Doğru
29 Janar 2018•Përditësim: 29 Janar 2018
DAKAR (AA) - Sporti më i preferuar në Senegal pas futbollit, mundja në rërë, ka tërhequr vëmendjen me organizimin më të madh në vend, "Turneun e Mundjes të Flamurit Presidencial", raporton Anadolu Agnecy (AA).
Në ndeshjet e organizuara në stadiumin "Leopold Sedar Senghor" në kryeqytetin Dakar, sportistët në këtë disiplinë kanë të drejtë të godasin me shuplaka dhe shqelma.
Fituesi i garës, Modou Lo, është shpërblyer me çmim prej 160 mijë dollarësh.
Garat e mundjes tradicionale në këtë vend organizohen që nga viti 1984.
Mijëra tifozë përcjellin përballjet përmes transmetimit të drejtpërdrejt në televizione.