Can Erözden
03 Dhjetor 2019•Përditësim: 03 Dhjetor 2019
Milwaukee Bucks mposhti me rezultatin e thellë 132:88 New York Knicks në ndeshjen e së hënës në Ligën Amerikane të Basketbollit (NBA), duke shënuar fitoren e 12-të këtë sezon, raporton Anadolu Agency (AA).
Superylli grek Giannis Antetokounmpo shënoi 29 pikë dhe 15 kërcime kundër Knicks, duke luajtur një rol të madh për fitoren e Bucks si nikoqir, në sallën Fiserv Forum.
Ndërkaq, D.J. Wilson shënoi 19 pikë, kurse Khris Middleton 16 pikë dhe pati 7 kërcime.
Për mysafirët, Julius Randle regjistroi 19 pikë, ndërsa Damyean Dotson shënoi 15 pikë.
Me këtë fitore, Bucks kryeson në NBA me rekordin më të mirë, si dhe renditjen e Konferencës Lindore me rekordin prej 18 fitoresh dhe 3 humbjesh.
Ndërkohë, Knicks aktualisht është skuadra më e dobët në Lindje, me vetëm 4 fitore dhe 17 humbje.
Rezultatet e ndeshjeve të së hënës në NBA:
Charlotte Hornets - Phoenix Suns 104:109
Philadelphia 76ers - Utah Jazz 103:94
Atlanta Hawks - Golden State Warriors 104:79
Milwaukee Bucks - New York Knicks 132:88
Memphis Grizzlies - Indiana Pacers 104:117
Sacramento Kings - Chicago Bulls 106:113