Can Erözden
11 Nëntor 2020•Përditësim: 11 Nëntor 2020
Basketbollisti legjendar dhe ish-kryetrajneri i Boston Celtics, Tommy Heinsohn ndërroi jetë të martën vonë në moshën 86-vjeçare, njoftoi ekipi amerikan i NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Me këtë rast përkujtojmë jetën dhe trashëgiminë e Tommy Heinsohn dhe ndajmë dhimbjen për vdekjen e tij me familjen, miqtë dhe tifozët e tij. Për sa kohë që të ketë Celtics Boston, shpirti i Tomit do të mbetet i gjallë", tha Celtics në Twitter.
"Kjo është një humbje e madhe. Tommy ishte fund e krye Celtics", tha grupi në pronësi të së cilës është ekipi dhe shtoi se "ai do të mbahet mend përgjithmonë".
I lindur në vitin 1934 në New Jersey, Heinsohn në vitin 1957 u bë pejsë e NBA-së, kurse në vitet 1956-1965 ishte lojtar aktiv.
Heinsohn ishte një nga ikonat e klubit, duke luajtur për Celtics për 9 sezone dhe ishte trajner i Konferencës Lindore në vitet 1969-1978.
Ish-anëtari i Celtics, Heinsohn fitoi 10 tituj të NBA-së. Ai mori 8 tituj si lojtar dhe 2 tituj si trajner kryesor.
Celtics e nderuan atë duke tërhequr fanellën me numrin 15 në vitin 1965.