Muhammed Enes Çallı
15 Qershor 2021•Përditësim: 15 Qershor 2021
Skuadra e Los Angeles Clippers të hënën në mbrëmje mposhti Utah Jazz me rezultatin 118-104 për të barazuar serinë 2-2 në gjysmëfinalet e "play-off" të Konferencës Perëndimore të NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kawhi Leonard dhe Paul George shënuan nga 31 pikë për të çuar Clippers-at në fitoren ndaj Jazz-it.
Marcus Morris përfundoi me 24 pikë. Për ekipin humbës, Donovan Mitchell ishte shënuesi më i mirë me 37 pikë.
Joe Ingles shënoi 19 pikë dhe Bojan Bogdanoviç 18 pikë për Jazz-in.
Ndeshja e 5-të do të zhvillohet në Salt Lake City të mërkurën.
Hawks mposht Philadelphia 76ers për të barazuar serinë 2-2 në Konferencën Lindore
Atlanta Hawks ka mposhtur Philadelphia 76ers me rezultatin 103-100 për të barazuar serinë 2-2 në gjysmëfinalet e Konferencës Lindore.
Joel Embiid shënoi një "double-double" me 17 pikë dhe 21 kërcime ndërsa Tobias Harris shtoi 20 pikë dhe Seth Curry shënoi 17 pikë për Sixers.
Për Hawks, Bogdan Bogdanoviç shënoi 22 pikë dhe John Collins përfundoi me 14 pikë dhe 12 kërcime.
Trae Youngs kishte 25 pikë dhe 18 asiste.
Ndeshja e 5-të do të zhvillohet në Philadelphia të mërkurën.