Fatih Erel
20 Mars 2024•Përditësim: 22 Mars 2024
Liga Amerikane e Basketbollit (NBA) vazhdoi me 5 ndeshje ndërsa Dallas Mavericks arriti fitore kundër San Antonio Spurs me 113-107, raporton Anadolu.
Kyrie Irving nga Mavericks, i cili agjëron gjatë muajit të Ramazanit, u bë shënuesi më i mirë i ndeshjes me 28 pikë të shënuara.
Ai edhe në ndeshjen e javës së kaluar i solli skuadrës së tij fitoren me pikët e shënuara në sekondën e fundit kundër Denver Nuggets.
Luka Doncic nga e njëjta skuadër shënoi 18 pikë, 16 asiste dhe 10 kërcime, duke bërë "triple-double".
Rezultatet:
Orlando Magic - Charlotte Hornets: 112-92
Washington Wizards - Houston Rockets: 114-137
Brooklyn Nets - New Orleans Pelicans: 91-104
San Antonio Spurs - Dallas Mavericks: 107-113
Minnesota Timberwolves - Denver Nuggets: 112-115