Muhammed Enes Çallı
19 Shkurt 2021•Përditësim: 20 Shkurt 2021
Brooklyn Nets triumfoi ndaj Los Angeles Lakers me rezultatin 109:98 duke shënuar dje vonë fitoren e pestë radhazi, transmeton Anadolu Agency (AA).
James Harden përfundoi ndeshjen me 23 pikë, Joe Harris shënoi 21 pikë ndërsa Kyrie Irving 16 pikë dhe shtatë kërcime për Nets.
Lakersat luajtën pa Anthony Davis dhe Dennis Schroder ndërsa LeBron James shënoi 32 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asiste.
LeBron u bë lojtari i tretë që shënoi 35 mijë pikë në karrierën e tij në historinë e NBA-së pas Kareem Abdul-Jabbar dhe Karl Malone.
Kyle Kuzma regjistroi një "double-double" me 16 pikë dhe 10 kërcime.
Nets tani kanë 19 fitore dhe 12 humbje në Konferencën Lindore.
Lakersat kanë 22 fitore dhe radhiten në vendin e dytë në Konferencën Perëndimore.
Rezultatet:
Milwaukee Bucks - Toronto Raptors 96:110
Los Angeles Lakers - Brooklyn Nets 98:109
Sacramento Kings - Miami Heat 110:118