Can Erözden
31 Janar 2022•Përditësim: 31 Janar 2022
Ekipi i NBA-së amerikane Phoenix Suns ka mposhtur San Antonio Spurs me rezultatin 115-110 të dielën mbrëma për fitoren e tyre të dhjetë radhazi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Devin Booker, Mikal Bridges dhe Chris Paul bashkë shënuan 74 pikë teksa Suns u rikthyen nga 12 pikë poshtë në çerekun e tretë.
Booker përfundoi me 28 pikë, i ndjekur nga Bridges me 26 pikë, ndërsa Paul shënoi një double-double prej 20 pikësh dhe 19 asistimesh, së bashku me tetë kërcime.
Doug McDermott dhe Lonnie Walker luajtën një rol të rëndësishëm teksa Spurs arritën në epërsi, duke e mbyllur natën me 24 pikë dhe 22 pikë.
Suns janë në krye të Konferencës Perëndimore me 40 fitore dhe nëntë humbje, ndërsa Spurs janë në vendin e 11-të me 19 fitore dhe 32 humbje.
- Fitorja e 7-të radhazi e Hawks
Atlanta Hawks fituan ndeshjen e tyre të shtatë radhazi me një fitore me rezultatin 129-121 ndaj Los Angeles Lakers.
Ylli Trae Young shënoi 36 pikë dhe 12 asistime në State Farm Arena në Atlanta, ndërsa John Collins grumbulloi 20 pikë dhe 11 kërcime.
Malik Monk shënoi 33 pikë dhe 10 kërcime për Lakers, të cilët ishin pa superyllin e tyre të lënduar LeBron James.
Anthony Davis shtoi 27 pikë për ekipin humbës, së bashku me 20 pikë dhe 12 asistime nga Russell Westbrook.