Selçuk Buğra Gökalp
28 Prill 2022•Përditësim: 28 Prill 2022
Kampioni në fuqi i NBA-së, Milwaukee Bucks eliminoi Chicago Bulls me fitoren 116:100 në ndeshjen e pestë të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).
Ylli i Bucks, Giannis Antetokounmpo shënoi 33 pikë ndërsa bashkëlojtarët e tij Pat Connaughton kontribuan me 20 pikë dhe Bobby Portis me 17 kërcime në Fiserv Forum në Milwaukee.
"Pas ndeshjes së dytë, ne folëm rreth asaj se si mund ta dimë se si ishte marrëveshja", tha Antetokounmpo duke shtuar se "Ekipi e dinte se çfarë ishte marrëveshja. Ne e dinim se çfarë duhej të bënim".
Milwaukee Bucks arriti të fitojë 4:1 në seri, pavarësisht se luajti ndeshjen e pestë pa një nga lojtarët më të mirë, Khris Middleton, i cili dëmtoi ligamentin në gjurin e tij të majtë gjatë ndeshjes së dytë.
Bucks do të përballet me Boston Celtics, që mposhti Brooklyn-in me fitoren 4:0 në seri, në gjysmëfinalen e Konferencës Lindore, me ndeshjen e parë që do të luhet të dielën në Boston.
Golden State eliminoi Nuggets-in
Golden State Warriors eliminoi Denver Nuggets-in duke arritur fitore 4:1 në seri, pas fitores së tyre 102:98 të mërkurën në ndeshjen e pestë.
Pavarësisht 30 pikëve dhe 19 kërcimeve të yllit të Nuggets-it, Nikola Jokic, Warriors arriti të dalë në krye me 30 pikët e Stephen Curry në Chase Center në San Francisko.
"Ishte thjesht një ndjenjë e çuditshme sepse nuk kishim arritur këtu prej kohësh", tha Curry duke shtuar se "Ne e donim kaq shumë, disi e bëmë shumë më të vështirë për veten tonë. Por, ne dinim se si t'ia dalim, e cila është një ndjenjë e mirë".
Në gjysmëfinalet e Konferencës Perëndimore, Warriors do të përballet me fituesin midis Grizzlies dhe Timberwolves, në të cilën Grizzlies kryesojnë serinë 3:2.