Musa Samur,Ö.Buğra Ersavaş
22 Janar 2017•Përditësim: 23 Janar 2017
ANKARA (AA) - Presidenti i klubit Gençlerbirliği, Ilhan Cavcav, i lindur në vitin 1935, me origjinë nga Kosova njoftohet se ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare në spitalin ku ai ishte shtruar me diagnostikimin e hemorragjisë cerebrale, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet e ditur se Cavcav, dy ditë më parë ishte rrëzuar si pasojë e humbjes së ekuilibrit duke dëmtuar kokën dhe krahun. Ai u shtrua më pas në spitalin Güven në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Mësohet se situata e Cavcav u përkeqësua këtë mëngjes dhe ka ndërruar jetë pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve.