Fatih Erel
06 Qershor 2023•Përditësim: 08 Qershor 2023
Në finalen e UEFA Ligës së Konferencës nesër do të përballen klubi italian Fiorentina me atë anglez West Ham United, raporton Anadolu.
Finalja në organizimin e tretë më të madh të futbollit evropian, i cili këtë vit organizohet për herë të dytë, do të luhet nesër në "Eden Arena" në kryeqytetin e Çekisë, Pragë. Ndeshja do të fillojë në orën 21:00.
Vitin e kaluar Kupën e fitoi Roma. Në ndeshjen finale që u luajt në Tiranë, Arenën Kombëtare "Air Albania" Roma e fitoi me rezultat 1-0 ndaj Feyenoord-it.
Fiorentina këtë vit përfundoi në vendin e 8-të në ligën e parë italiane Serie A ndërsa West Ham United u rendit i 14-ti në Premier Ligën Angleze.