Murat Keleş
25 Gusht 2016•Përditësim: 26 Gusht 2016
STAMBOLL (AA) – Nesër hidhet shorti për përcaktimin e grupeve në garën e dytë më të rëndësishme të futbollit evropian, UEFA Europa Ligës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në hedhjen e shortit që do të mbahet nesër në Grimaldi Forum në Monako në orën 13:00, do të hidhet shorti për dhjetë ekipet që u diskualifikuan nga “play-off” i Ligës së Kampionëve (APOEL, Young Boys, Ajax, Steaua Bukuresht, Salzburg, Hapoel Beer-Sheva, Viktoria Plzen, Villarreal, Roma, Dundalk), 22 ekipet që do t’i kalojnë kualifikimet pas ndeshjeve të sontme dhe 16 ekipet që kanë pasur të drejtë direkte për pjesëmarrje (Athletic Bilbao, Braga, Celta Vigo, Feyenord, Fiorentina, Inter, Atiker Konyaspor, Mainz, Manchester United, Nice, Schalke 04, Southampton, Standart Liege, Zenit, Zorya Lugansk, Zürih), të cilat do të ndahen në 12 grupe nga katër ekipe.
Ndeshjet në kuadër të grupeve do të zhvillohen në periudhën 15-29 shtator, 20 tetor, 3-24 nëntor dhe 8 dhjetor.