Mutlu Demirtaştan
20 Maj 2025•Përditësim: 20 Maj 2025
Nesër do të zhvillohet ndeshja e finales në UEFA Ligën e Evropës midis dy klubeve angleze, Tottenham dhe Manchester United, raporton Anadolu.
Ndeshja që do të përcaktojë kampionin në organizimin e dytë më të madh të nivelit të klubeve në futbollin evropian, do të fillojë në orën 21:00 në stadiumin "San Mames" në qytetin Bilbao të Spanjës.
Ndeshjen do ta drejtojë arbitri gjerman Felix Zwayer. Robert Kempter dhe Christian Dietz nga Gjermania do të jenë ndihmës arbitra ndërsa italiani Maurizio Mariani do të jetë arbitri i katërt.
Në finale, Tottenhami do të dalë në fushë për titullin e tretë ndërsa Manchester Unitedi për të dytin.
Tottenhami më parë e fitoi titullin në vitet 1972 dhe 1984 ndërsa Manceshter Unitedi në vitin 2017.