Dejan Maksimoviç
17 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
SARAJEVË (AA) – Mediat britanike theksojnë se afër realizimit është një transferim i madh, kalimi i kolumbianit James Rodrigueza nga Real Madridi në Manchester United. Thuhet se klubi nga “Old Traford” është i gatshëm t’i ofrojë madrilienëve 60 milionë paund për mesfushorin e shkëlqyer, raporton Anadolu Agency (AA).
Rodriguez është gjithnjë e më larg ekipit të parë të Realit dhe mediat spanjolle theksojnë se nuk parapëlqehet nga Zinedine Zidan. Pretendohet se trajneri i tanishëm konsideron se Rodriguez angazhohet dobët në stërvitje, por edhe për shkak të jetës së natës.
Nga ana tjetër Louis van Gaal haptazi paralajmëroi se dëshiron të forcojë ekipin gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa akoma nuk ka sjellë asnjë lojtar të ri.