SARAJEVË (AA) – Në Francë, sot do të fillojë Kampionati i 25-të Botëror në Hendboll për meshkuj. Deri më 29 janar për kampionatin e botës do të garojnë 24 përfaqësuese të ndara në katër grupe me nga gjashtë ekipe. Ekipi vendas, pa Claude Onesta, i cili ishte trajner i përfaqësueses franceze plot 16 vite, do të përpiqet para tifozëve të saj të mbroj titullin e kampionit botëror të fituar dy vjet më parë në Katar, raporton Anadolu Agency (AA).
Francezët me Onestan në stol u bënë superfuqi në hendboll, më saktësisht kombi më i suksesshëm i hendbollit të sotëm. Në krye me Onesta, francezët fituan dy medalje ari dhe një medalje argjendi olimpike, tre tituj të kampionit të botës dhe dy medalje bronzi si dhe tre tituj të kampionit të Evropës dhe një medalje bronzi.
Pikërisht ndryshimi në stolin e ekipit francez mund të jetë problemi më i madh për nikoqirët. Onesten e trashëguan ish mbajtësit e tij të lojës dhe pastaj edhe nxënësit e tij Didier Dinart dhe William Gill. Fat i tyre është se në ekip kanë mbetur yjet e botës Nikola Karabatiç, Thierry Omeyer, Luc Abalo, Daniel Narcisse, Cedric Sorhaindo.
Me përforcimet tjera duhet të sigurojnë Dinarte dhe Gill fillim të qetë të mandatit të tyre, edhe pse nuk do ta kenë fare të lehtë, sepse pavarësisht presionit të madh që vjen nga terreni nikoqir, përballë do të ketë rivale të mëdha si Danimarka, Spanja, Kroacia, Gjermania, Suedia, Rusia ... Megjithatë, Franca mbetet favorite e madhe për të fituar një tjetër medalje botërore, të gjashtën me radhë.
Përveç nikoqirit në rrethin e ngusht të favoritëve janë kryesisht ekipet evropiane, për shkak se hendbolli është një sport i cili pikërisht është më kualitativ në kontinentin e vjetër. Por në kampionatin e fundit të Kupës Botërore, nikoqiri Katari e ndërpreu këtë dominim duke marrë medalje argjendi duke u bërë përfaqësuesja e parë që merr medalje jashtë Evropës.
Llogaritë Francës më së shumti mund t'i ngatërrojë Danimarka, kampioni aktual olimpik dhe Gjermania, kampion aktual evropian. Kroacia dhe Spanja, të cilat me vite janë në krye të hendbollit botëror, pastaj vendet me një traditë të madhe të hendbollit, Rusia, Suedia, Hungaria, Islanda, Sllovenia dhe Maqedonia. Të gjitha këto janë ekipe që kanë potencial të madh.
Nga përfaqësueset e rajonit padyshim më së shumti pritet nga Kroacia, e cila në Francë mbërrin zyrtarisht si ekipi i tretë evropian. Trajneri Zheljko Babiç në dispozicion ka një brez shumë të talentuar të hendbollistëve, të udhëhequr nga ylli Domagoj Duvnjak.
Nga vendet e rajonit në Francë do të marri pjesë Sllovenia dhe Maqedonia e cila do të udhëhiqet nga trajneri kroat Lino Çervar.
Nga ekipet jashtë Evropës me përjashtim të Katarit vlejnë të përmenden dy kërcënimet e vazhdueshme nga Afrika - Tunizia dhe Egjipti. Fjala është për pjesëmarrëset e rregullta në kampionatet botërore, të cilat para Katarit, më së shumti kërcënonin kryesimin evropian. Egjiptianët në vitin 2001 në Kupën e Botës, gjithashtu në Francë përfundoi e katërta.
Përfaqësueset tjera, Arabia Saudite, Japonia, Algjeria, Angola, Kili, Argjentina dhe Brazili nuk pritet të paraqesin ndonjë kërcënim të madh për favoritët. Ndoshta deri diku Brazili, i cili ka luajtur për mrekulli në Olimpiadën Verore në Rio de Janeiro, ku ai arriti në çerekfinale. Por, pas garës nga pankina u largua Jordi Ribera, i cili vendosi të marrë përsipër përfaqësuesen e vendit të tij, Spanjën.
Ndeshjet do të luhen në shtatë qytete
Ndeshjet e Kupës së Botës do të luhen në shtatë qytete franceze: Lille, Nantes, Paris, Montpellier, Albertville, Rouen, Metz dhe Brest. Sigurisht, ndeshjet e fundit, gjysmë-finales dhe finales, janë rezervuar për sallën e Parisit "Bercy" me një kapacitet prej gati 17.000 vende.
Kampionët e deritashëm botëror
Viti 1938 - kampioni i botës Gjermania, 1954 - Suedia, 1958 - Suedia, 1961 - Rumania, 1964 - Rumania, 1967 - Çekosllovakia, 1970 - Rumania, 1974 - Rumania, 1978 - Gjermania Lindore, në vitin 1982 - BRSS, 1986 - RSF e Jugosllavisë, 1990 - Suedia, 1993 - Rusia, 1995 - Franca, 1997 - Rusia, 1999 - Suedia, 2001 - Franca, 2003 - Kroacia, 2005- Spanja, 2007 - Gjrmania, 2009 - Franca, 2011 - Franca 2013 - Spanja, 2015 - Franca.
Sistemi i garës
Përfaqësueset janë të ndara në katër grupe me nga gjashtë ekipe. Në raundin e dytë nga secili grup do të kualifikohen katër ekipet e para nga çdo grup, ndërsa vendet e pesta dhe të gjashta në Kupën e presidentit do të garojnë për pozitat nga 17 deri në 24.
Në fazën e dytë fillon faza e nokautit të ndeshjeve të një të tetës së finales, deri në ndeshjen finale dhe më të madhe për titullin e kampionit të botës, e cila është planifikuar për 29 janar në ora 17.30. Një ditë më herët, më 28 janar, në ora 20:45, do të takohen humbësit e gjysmëfinales për medaljen e bronzit.
Grupi “A“
Franca
Polonia
Rusia
Brazili
Japonia
Norvegjia
Grupi “B“
Spanja
Sllovenia
Maqedonia
Islanda
Tunizia
Angola
Grupi “C“
Gjermania
Kroacia
Bjellorusia
Hungaria
Kili
Arabia Saudite
Grupi “D“
Katari
Danimarka
Suedia
Egjipti
Bahreini
Argjentina