Dejan Maksimoviç
22 Qershor 2016•Përditësim: 22 Qershor 2016
BASEL (AA) – Federata Botërore e Hendbollit (IHF) i ka dërguar ftesë ekipit kombëtar norvegjez, më çka u bënë të ditur të gjithë 24 pjesëmarrësit e Kupës së Botës që do të mbahet në vitin 2017 në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).
Edhe pse Norvegjia në 'play-off' për Kupën e Botës u eliminua, si dhe përfaqësueset nga rajoni Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, reputacioni i hendbollit skandinav në botë dukshëm ka vendosur në favor të tyre. Megjithatë bëhet fjalë për ekipin i cili në Kampionatin e fundit Evropian në janar të këtij viti në Poloni u rendit e katërta.
Shorti për caktimin e grupeve të Kupës së Botës do të mbahet të enjten (23 qershor) në ora 14:00 në Paris.
Natyrisht, Evropa do të ketë më së shumti përfaqësues, madje 14, por interesante është se në katër "vazot" e para në mesin e ekipeve evropiane janë përfshirë vetëm dy ekipe jashtë kontinentit të vjetër. Fjala është për nënkampionin e botës Katarin dhe kampionin e Afrikës, Egjiptin.
Sistemi i garës në Kupën e Botës mbetet i njëjti si në garat e mëparshme. Përfaqësueset do të ndahen në katër grupe me nga gjashtë ekipe, prej të cilave në raundin e dytë do të kualifikohen katër të parat të secilit grup.
Ndeshjet e Kupës së Botës, të cilat do të mbahen nga 11 deri 29 janari i vitit të ardhshëm do të luhen në tetë qytete franceze: Paris, Nantes, Lille, Montpellier, Albertville, Rouen, Metz dhe Brest. Titullin e kampionit botëror do të mbrojë nikoqiri Franca.
Grupet sipas kutive të shortit janë:
Vazoja e parë: Franca, Gjermania, Katari, Spanja
Vazoja e dytë: Kroacia, Sllovenia, Danimarka, Polonia
Vazoja e tretë: Suedia, Rusia, Bjellorusia, Maqedonia
Vazoja e katërt: Hungaria, Islanda, Brazili, Egjipti
Vazoja e pestë: Tunisi, Kili, Bahreini, Japonia
Vazoja e gjashtë: Argjentina, Angola, Arabia Saudite, Norvegjia